Rita Ora është në lidhje romantike dhe për këtë nuk ka më dyshime!

By

Rita Ora u vu në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ajo është në lidhje me regjisorin, Taika Waiti.

Tani është raportuar se dy yjet ‘janë bashkë për më shumë se disa muaj’ ndërsa këngëtarja ka qenë në Sydney duke xhiruar The Voice.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme, por fotografitë e publikuara nga mediat e huaja, duket se konfirmojnë lidhjen e tyre të dashurisë.

“Daily Mail” shkruan se regjisori i “Jojo Rabbit” dhe këngëtarja shqiptare u panë duke dalë nga shtëpia e Waititi në Bondi Beach të Sidneit për të ngrënë mëngjes.

Muajin e kaluar, Rita Ora “i hodhi benzinë zjarrit” kur postoi disa fotografi në Instagram, në njërën prej të cilave ishte Waititi, fytyra e të cilit nuk dukej qartë nga kapelja. Por ai shihej duke e përqafuar atë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm