Ndonëse tregu aktual shqiptar po vuan për femra këngëtare, kjo nuk është ndonjë cudi sepse shumica prej tyre tregun vendor e kanë shfrytëzuar në maksimum duke u lënë hapësirë djemëve.
Ato janë të zëna duke synuar botën.
Disa po dalin më mire, e disa janë në tentativë të pashterrur për një shpërthim internacional.
Gjithsessi nëse i shohim klikimet në youtube del që kanë të drejtë të provojnë fatin! Suksesi absolut u takon vajzave. Ato kanë lënë mrapa me qinda miliona klikime djemtë por edhe koleget e tyre.
Një rishikim momental nga ana jonë në platformën e Youtube zbulon se top treshi përbëhet kryesisht nga vajzat që përfaqësojnë trevat tona.
Në vendin e tretë deri më tani pozicionohet kënga “Të ka lali shpirt” një super hit nga Silvi Gunbardhi ft.Madi ft.Dafi e cila e para thru barrierat e klikimeve në platformë. Me 308 milion klikme, kjo këngë e publikuar 4 vite më parë vazhdon edhe sot të krijoj atmosferë verore në rivieren turke.
Një tjetër këngë e lansuar këtë vit pozicionohet e 2ta, e që shpërtheu duke marrë kritika pozitive për mesazhin dhe klipin e këngës vjen nga prishtinasja Dua Lipa – New Rules. Aktualisht kjo këngë numëron 349 milion shikime dhe po vazhdoj me këtë trend shumë shpejt do të jetë më e klikuara ndonjëherë nga ndonjë artiste shqiptare.
Por, deri atëherë (nëse Dua arrin) kurora e mbretëreshës së klikimeve të youtube i takon asaj që këngën në shqip arriti ta dëpërtoj në cdo cep të botës.
BonBon nga Era Istrefi vazhdon të mbetet kënga më e sukseshme shqiptare në historinë e klikimeve të youtube.
452milion të cilat cdo ditë e më shumë shtohen, pozicionojnë Erën këngëtarën me më së shumti shikime në kanalin Youtube.
VEREJTJE: Black Widow e Iggy Azalea nuk është përfëshirë në këtë listë edhe pse ka 470milion klikime dhe në të këndon Rita Ora. Kënga i takon Iggyt.