Tri ditë zie në Brazil për vdekjen e Peles

By

Ylli botëror i futbollit, Pele, ka vdekur në moshën 82-vjeçare në spitalin izraelit “Albert Einstein” në Sao Palo, ku ishte i shtrirë që nga 29 nëntori.

Duke qenë se Pele është ikonë e futbollit, lajmi për vdekjen e tij ngjalli trishtim dhe zhgënjim në të gjithë botën.

Për tre herë fituesin e Kupës së Botës, presidenti i Brazilit, Jair Bolsonar, dekretoi 3 ditë zie, bile në disa rajone si ai i Sao Paulo-s do e zgjasin atë për një javë.

I gjithë Brazili do të ndalet për tri ditë për t’i bërë homazhe legjendës së futbollit për të cilin statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Zhaniero tashmë veçse është ndriçuar me ngjyrat e flamurit brazilian.

Funerali i Peles do të jetë me 3 janar.

Artikuj të ngjashëm