Zbulohet femra shumë e famshme me të cilën Ardian Bujupi po sjellë këngë

By

Tash e disa ditë, Ardian Bujupi ka nisur ta paralajmërojë këngën e re.

Përmes Instagramit, këngëtari kërkoi nga fansat e tij t’i ndihmojnë rreth projektit nëse duhej të ishte me një femër apo një mashkull.

Shumë prej komenteve ishin për femër…

Është Ardiani ai që e zbuloi vetë bashkëpunimin. Artisti u bë bashkë me Xhensila Myrtezajn për këngën e re e cila sipas tij do të publikohet shumë shpejt.

Ardiani postoi një foto në llogarinë e tij në Instagram, pasi zbuloi lajmin, duke e quajtur Xhensilën një dhe të vetme./Prive.al

Artikuj të ngjashëm