Fillimisht, e nisi Noizy dhe Ledri.
Kur dyshja e famshme dha lajmin për një bashkëpunim, fansat po numëronin ditët për të parë edhe videoklipin.
Kur klipi i “Dje dhe Sot” u lansua, në sy ra paraqitja e dy reperëve më të suksesshëm shqiptarë.
Noizy dhe Ledri u shfaqën me çanta të markës Louis Vuitton, dhe me biçikleta.
Ky projekt që bëri bashkë artistët që dikur kanë qenë armiq, u pëlqye dhe sot numëron më shumë se 11 milionë klikime në youtube.
Nuk kaloi shumë kohë dhe u publikua bashkëpunimi tjetër mes dy këngëtarëve poshtu shumë të pëlqyer.
Majk dhe Capital T erdhën me projektin “Pasha jetën” i cili shpërtheu për shumë pak kohë.
Të njëjtën paraqitje e patën edhe këta, Majk dhe Capo u shfaqën me çanta në shpinë.
Më pas, ky trend me sa duket i pëlqeu edhe Seven Saraqit.
Këngëtari në projektin e ri të cilin e solli në bashkëpunim me Argjentina Ramosajn, doli me çantë në njërën pjesë të klipit.
Ky projekt i artistit i cili jeton në Amerikë, ka marrë komente pozitive dhe ka arritur t’i mbledhë afër gjysmë milioni shikime në youtube.
Si thoni ju, janë IN çantat e meshkujve në klipe apo jo?/Prive.al