Shkatërrohet edhe një lidhje e famshme (FOTO)

By

Edhe një lidhje e famshme është shkatërruar…

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Eros Ramazzotti është ndarë ngë modelja 31 vjeçare, Marica Pellegrinelli.

Këtë e kanë bërë të ditur vet ata përmes një deklarate të përbashkët.

“Kanë qenë 10 vite të mrekullueshme, së bashku kemi ndërtuar një familje të bukur dhe ishim shumë të lumtur në një mënyrë të paharrueshme. Ne jemi të qetë në zgjedhjen tonë të përbashkët dhe do të vazhdojmë të takohemi me njëri-tjetrin shpesh”, ka deklaruar çifti për Ansa.

“Respekti dhe nderimi i ndërsjellë mbetet i pandryshuar. Ne ju lutemi, veçanërisht për qetësinë e fëmijëve tanë, të respektoni privatësinë tonë”.

Eros dhe Marica ishin bashkë që nga viti 2009, u martuan në Milano më 6 qershor të vitit 2014 dhe kanë dy fëmijë bashkë, Raffaela Maria tetëvjeçare dhe Gabrio Tullio katërvjeçar./Prive.al

Artikuj të ngjashëm