Tre vjetori i lidhjes së tyre: Leonita dedikim shumë romantik Granitit (FOTO)

By

Në mesin e çifteve më të famshme radhiten edhe ata të dy dhe janë tejet simpatikë bashkë: “kapak për tenxhere”.

U martuan gjatë verës që lamë pas duke mos organizuar një dasmë tradicionale e asnjë tjetër ceremoni, por e bënë zyrtare martesën përmes një serie fotografish që publikuan në rrjete sociale, ku dukeshin si një princ e princeshë në ditën e tyre të dasmës.

Futbollisti kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhaka dhe gruaja e tij Leonita Lekaj, sot shënojnë një datë të rëndësishme në lidhjen e tyre.

Ata të dy festojnë tre vjetorin e lidhjes, e meqë janë shumë të dashuruar të pritshme janë dedikimet romantike për njëri tjetrin, si ai që Leonita ka bërë në Instagram për këtë përvjetor.

“Sot tri vjet me ty, e në të ardhmen një jetë e tërë. Faleminderit për këto tri vjet të mrekullueshme, në të cilat ishe shoku im më i mirë, dashuria ime dhe burri im. Të dua përgjithmonë”, ishte dedikimi i Leonitës për Granitin, i shoqëruar me një fotografi në kabinat e vjetra telefonike të Londrës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm