Me vitet që kalojnë, shtimi i familjes është pa dyshim gjëja më e bukur që dëshmon një kryefamiljar.
E këtë proces, këngëtari Sabri Fejzullahu e ka përfshirë në mënyrën më kreative të mundshme.
Përmes një fotografie ku shfaqet teksa mban foton e Ermalit kurse ky i fundit atë të djalit të tij Artit, është ilustruar linja e familjes dhe tre brezat e saj.
Kjo ide unike është pëlqyer nga fansat në rrjete sociale që mes tjerash kanë komplimentuar këngëtarin për gjetjen shumë kreative. /Prive.al