Mediat e huaja raportojnë se Khloe Kardashian është thyer shpirtërisht pasi i ka parë imazhet ku duket i dashuri i saj Tristan Thompson duke e tradhtuar me një grua tjetër.
“Ajo nuk është vetëm e lënduar, por edhe e poshtëruar dhe e shqetësuar për fëmijën e tyre. Si mund ta bënte ai këtë, dhe madje aq publikisht, kur bebja e tyre pritet të vijë në jetë gjatë këtyre ditëve?”, ka deklaruar një burim i afërt me të.
Ndërkohë, TMZ raporton se bukuroshja e familjes Kardashian ka filluar të ketë kontraktime të hershme dhe supozojnë se kjo nuk është koincidencë, meqë ndodhi disa orë pasi u zbulua e bëma e Tristan. /klankosova.tv/