Top Channel rikthen programin e vjetër?

By

Sezoni i ri është paralajmëruar me shumë risi në Top Channel.

Nën drejtimin e Ben Blushit, disa figura kthehen në Top, të tjerë zhvendosen në programe të reja teksa janë shënuar edhe largime të bujshme.

Por, duket se sezoni i ri do e rikthejë të paktën edhë një program të vjetër, përpos ‘E diell’.

Bëhet fjalë për programin politik ‘Top Story’, i ndërprerë në Dhjetor 2017 me largimin e Sokol Ballës nga televizioni pas rreth 13 vitesh.

Ka qenë vetë televizioni ai i cili ka publikuar promon e Top Story, pa zbuluar asgjë në lidhje me orarin e transmetimin, prezantuesin apo vetë konceptin i cili mund të ketë ndryshuar.

Kurioziteti pritet të na shuhet shpejt. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm