Ndahet nga jeta “burri më i lumtur në botë”

By

I mbijetuari i Holokaustit Eddie Jaku, i cili e përshkroi veten si “njeriu më i lumtur në Tokë”, ka vdekur, në moshën 101 -vjeçare.

Muzeu Hebraik i Sidneit, ku Jaku ende punonte si vullnetar, tha se vdekja e tij “la një boshllëk të madh në zemrat” e të gjithëve atje.

“Ndikimi i Eddie do të ndihet për brezat e ardhshëm,” tha një mesazh i postuar në mediat sociale.

Ai lindi në Gjermani dhe nën nazistët u dërgua në kampin e përqendrimit Buchenwald dhe më vonë në Aushvic, ku prindërit e tij u vranë në dhomat e gazit.

Pasi mbijetoi ngushtë, ai u transferua në Australi gjatë viteve 1950, ku i kushtoi jetën e tij mësimit të të tjerëve për rreziqet e intolerancës.

“Ky është mesazhi im, sa të jem gjallë, do të mësoj të mos urrej,” shkroi ai në autobiografinë e tij, botuar vitin e kaluar për të shënuar 100 vjetorin e tij.

Zoti Jaku tha se ai ishte “njeriu më i lumtur” pavarësisht tmerreve që ai pa në kampet e përqendrimit.

“Jeta është ajo që dëshironi të jetë, jeta është në duart tuaja”, tha ai.

“E dini që lumturia nuk bie nga qielli. Është në duart tuaja. Doni të jeni të lumtur? Mund të jeni të lumtur.” /Prive.al

Artikuj të ngjashëm