Si u befasua Kylie Jenner nga i dashuri për ditëlindje?

By

Kylie Jenner është zgjuar në mëngjes e rrethuar me mijëra trëndafila përreth dhe një veturë luksoze. Këto dhurata ia bëri i dashuri i saj, Travis Scott, për ditëlindjen e saj të 21-të.

Një video që ylli i mediave sociale  e publikoi në Snapchat, shihen trëndafilat dhe vetura e modelit Rolls Royce.

“E zgjuar në një përrallë të vogël. Faleminderit i dashur”, ka shkruar ajo.

Ndërsa reperi e ka publikuar veturën luksoze edhe në llogarinë e tij, transmeton Klan Kosova.

“Të dua e dashur. Urime ditëlindjen”.

Njëra nga “Kardashians” dje mbushi 21 vjet. Ajo organizoi një festë të madhe ku morën pjesë fytyra të njohura nga skena botërore artistike.

Kylie dhe Travis janë bashkë që nga viti 2017.

Artikuj të ngjashëm