E pyesin për duetin me Unikkatll, Mozzik i shton benzinë zjarrit

By

Një foto e përbashkët në rrjete sociale, që theu rekorde të pëlqyeshmërisë  u bë shkak që të supozohet për një bashkëpunim mes Unikkatil dhe Mozzik.

Një duet të tillë e konfirmuan edhe burime të Prive.al por me kohën, gati u harrua pasiqë nuk u përmend ndonjë risi në këtë drejtim.

E vëmendja është rikthyer sërish tek dueti me pyetjet që i janë bërë Mozzik në rrjete sociale.

Reperi i cili po pushon nga koncertet këtë vit pas sherrit dhe ndarjes aspak paqësore me On Records, zbuloi se kënga e re do jetë në bashkëpunim.

Por, kur u pyet nga fansat nëse do jetë me Unikkatilin, ai thjesht ripostoi pyetjen pa dhënë asnjë koment, duke ndezur në këtë formë dyshimet se dueti është gati dhe po ruhet si befasi, të paktën edhe për një kohë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm