Top audiencë edhe në Youtube: Kanali i Prive tejkalon një milion shikime për 48 orë

By

Edhe këtë vit, Klan Kosova erdhi ndryshe për Vitin e Ri.

Formula që përshtatet me risi çdo fundvit, në tentim për të mos u përsëritur dhe për të mos u shpenzuar, rezultoi sërish e suksesshme!

Prive Extra me rrëfime ekskluzive nga Ledri Vula, Dafina Zeqiri që patën paraqitjet vetëm në Klan, dhe NIN i drejtuar nga Flori Mumajesi shoqëruar me një super atmosferë, performancë të shkëlqyer kanë pasur edhe në Youtube.

Në 48 orët e fundit, që prej momentit të publikimit, kanali në Youtube i Prive ka regjistruar shifrën ‘jubilare’ të një milion shikimeve.

Puna me intenzitet vazhdon edhe përgjatë 2018-tës, për ju që na ndoqët e na besuat nga dita e parë! /Prive.al/

www.youtube.com/user/PriveKlanKosova/videos

Artikuj të ngjashëm