Këtë vit Shqipëria është duke u duartrokituar nga shtetet europiane për përzgjedhjen që ka bërë për Eurovision. Kënga “I’m alive” është duke radhitur çdo ditë e më lartë në klasifikimet e kësaj gare. Aktualisht këngëtarja Elhaida Dani është në Top 5 të shikueshmërisë në YouTube.
Përderisa ky rezultat është mjaft i rëndësishëm për shpërndarjen e këngës në ju sjellim Top 5 këngët shqiptare më të klikuarat në Eurovision.
Shumë këngë nuk janë as të publikuara në kanalin e Eurovision ose janë me vonesë.
Kjo është lista e këngëve më të dëgjuara shqiptare për kompeticionin europian që nga paraqitja e parë më 2004 deri në 2014.
1. JULIANA PASHA – IT’S ALL ABOUT YOU – EUROVISION 2010 – 2,044,681 Shikime
2. RONA NISHLIU – SUUS – EUROVISION 2012 – 1,700,691 Shikime
3. HERSI MATMUJA – ONE NIGHT’S ANGER – EUROVISION 2014 – 558,976 Shikime
4. AURELA GAÇE – FEEL THE PASSION – EUROVISION 2011 – 429,761 Shikime
5. ADRIAN LULGJURAJ & BLEDAR SEJKO – IDENTITET – EUROVISION 2013 – 427,393 Shikime