Vesa Smolica ripërpunon këngën e Nexhmie Pagarushës

By

Ripërpunimi i këngëve të vjetra shqipe, po del të jetë shumë trendi në industrinë kosovare të muzikës.

Pas disa emrave që sollën vargjet e muzikës popullore të ribëra me “Beats” tejet kontemporane, edhe Vesa Smolica bëri një gjë të tillë.

Këngëtarja nga Gjakova ka publikuar një këngë, version të ripërpunuar të një kënge të vjetër të këngëtares Nexhmije Pagarusha, “Mora Testin”.

Në bashkëpunim me dy DJ, PM dhe Dagz, Smolica solli këtë këngë në mënyrën e saj, e në klip shfaqet edhe me veshje të cilat kanë motive kombëtare.

Videoja e treshes, është tejet moderne në realizim dhe promovon vendet më të bukura të Kosovës, si monumente të trashëgimisë kulturore ashtu edhe hapësirat natyrore. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm