Këngëtarët Edona Vatoci dhe Tomorr Kuçi, kanë publikuar një projekt të ri muzikor të ripërpunuar.
Dyshja në këngën ‘ Të kam thënë mos i bje’ bukës me këmbë/Këndoj, ekzistoj’, që dikur ishin tekste e melodi të rok bendi të viteve të 80-ta, GJURMËT.
Po të njëjtin projekt këta të dy, kanë risjellë para publikut të Prishtinës në koncertin masiv të Gjurmëve, të mbajtur me 12 Qershor, me rastin e 20-të vjetori të çlirimit të kryeqytetit.
Me një klip që ka një koncept shumë interesant, Tomorri dhe Edona kanë sjellë në versionin e tyre dy këngë ikonike të Gjurmëve.
Ndërsa në Klip ata kanë integruar edhe momente nga koncerti të cilat mund t’i shihni në linkun më poshtë: