Endri Prifti nxjerr prapaskenat: ‘Me urdhër nga Rama, koncerti i Bregovic do mbahet’

By

Për koncertin e Goran Bregovic në Korçë ka reaguar më në fund edhe një nga artistët ikonë të këtij qyteti – Endri Prifti.
Këngëtari i mirënjohur ka publikuar një video të gjatë në Facebook ku ka folur mbi ngjarjen.

Ai i ka rënë pak tërthorazi por ka shprehur bindjen se koncerti do të mbahet dhe kjo jo pa arsye.

Sipas tij, shënjestrimi i Bashkisë së Korçës është gabim. Kjo sepse, Bashkia nuk i ka as mundësitë financiare e as teknike për të sjellë Bregovicin. Gjithçka lihet të kuptohet se është insistim i Kryeministrit Rama.

Prifti për ta ilustruar këtë ka marrë shembull një ngjarje në pandemi kur ka interpretuar nëpër lagje për të argëtuar qytetarët e karantinuar nëpër shtëpi ku Bashkia nuk ka mundur të financojë në vlerë prej 100,000 lekësh (825 euro).

“E di sa kushton ky Bregovic. Llogariteni vetë. Do të vijë të këndojë me 30 veta live, orkestër. Ai është shumë i famshëm. Ku e gjeti Raçka [kryetari i Bashkisë së Korçës] buxhetin? Thirrini mendjes. Kjo është bërë me urdhër nga lart nga babai, babai juaj [Edi Rama], jo babai im. Ai ka dhënë urdhër. Ju i kërkoni Raçkës, anulojeni koncertin. Mbildheni mendjen. Do ta bëjë ai koncertin. Ku janë analistët të diskutojnë se çfarë fshihet?” – shprehet mes tjerash Prifti.

Ai është deklaruar i bindur se qoftë nevoja edhe me ushtri, koncerti i Bregovic do të zhvillohet.

“Do ta bëjë ai, do t’iu tregoj edhe dhunën edhe shtetin policor. Do t’iu vë një ushtar, një nga këta që do ta dërgoni. Ca t’ju them unë juve? Ju merreni me lopën [Bregovic]! E dërgon babai juaj të bëjë mu dhe ju thoni pse bën mu. Të merrem unë me lopët?” – vazhdon Prifti. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm