Në orët e hershme të këtij mëngjesi arritën në Kosovë tolgahan dhe Almeda Sayisman bashkë me të birin.
Prive ishte aty për të mirëpritur ciftin e famshëm të cilët ishin gjithë buzëqeshje teksa dilnin nga Aaeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.
Ata janë mirëpritur gjatë paradites në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nga ministri ende në detyrë i kësaj ministrie, Kujtim Gashi.
Të pranishëm në takimin e zhvilluar në zyrën e ministrit ishin edhe kabineti i tij, si dhe delegacioni turk.
Arsyeja e këtij bashkëpunimi ka qenë një marrëveshje e nënshkruar mes MKRS-së dhe Ministrisë së Kulturës të Turqisë, për realizimin e disa projekteve të përbashkëta. Lidhur me këtë, Kujtim Gashi u shpreh i gatshëm për realizimin e këtyre projekteve.
“Aktori Tolgahan qëndron këto ditë në Kosovë me ftesën time, me arsyen dhe qëllimin për mundësitë e bashkëpunimit, duke pasur parasysh që Kosova ka pasur një progres jashtëzakonisht të madh këto dy vite në zhvillimin e kulturës, veçanërisht në ato të kinematografisë. Besoj që Tolgahan do të jetë një emër i njohur që do të kontribuojë në këtë bashkëpunim”, u shpreh Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi në postimin në llogarinë e tij në Instagram. /Prive.al