Këtë vit kurorëzuan dashurinë pas një lidhje disa vjeçare megjithatë për Almeda Abazin dhe Tolgahan Sayisman, çdo gjë duket të jetë si në ditën e parë.
Dyshja vazhdojnë të jetë më të dashuruar se kurrë dhe këtë e kanë vulosur edhe përmes një fotografie të ndarë me ndjekësit në rrjete sociale së fundmi.
Në të, çifti shihen përkrah njëri-tjetrit teksa Tolgahan nuk i reziston bukuroshes shqiptare të cilës i dhuron një puthje në faqe.
Dyshja duken të jenë kombinuar mirë edhe në veshje duke u veshur me të njejtën ngjyrë – të zezën.
Nuk ka dilemë se Tolgahan dhe Almeda janë një #couplegoal. /Prive.al/