Tmerri që përjetoi sot Majki

By

Udhëtimet me aeroplan, ndonëse më të sigurtat në statistika, shpesh bartin për shumëkë një ndjenjë stresi e frike.

Megjithatë, një emocion i tillë pa dyshim se për shumicën e artistëve shqiptarë është i tejkaluar.

Udhëtimet e shpeshta që shndërrojnë aeroplanët në mjete transporti më të përdorura se bie fjala makinat i kanë liruar nga kjo fobi shumë prej emrave të njohur të skenës.

Por, mjafton një episod i frikshëm gjatë fluturimit që frika të rikthehet sërish.

E tillë ka qenë përvoja e sotme për këngëtarin nga Babastars, Majk.

Duke u kthyer për Kosovë, shkaku i motit të lig, me reshje të shiut dhe shkarkime rrufesh ka bërë që krahu i aeroplanit të goditet lehtë nga rrufeja.

Një situatë e tillë që ngjan kohë pas kohe në udhëtimet me aeroplan është menaxhuar shumë mirë duke arritur që aeroplani të aterojë pa ndonjë problem dhe me gjithë pasagjerët, përfshirë Majkin, shëndosh e mirë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm