Brenda apartamentit të ri luksoz të Arbnore Ademajt (FOTO)

By

Investon shumë në vetën duke qenë në trendet e fundit përsa i përket veshjeve luksoze dhe automjeteve që i ka shumë për qejf.

Por duket se kur është fjala edhe për investime kapitale afatgjate, Arbnore Ademaj ia del mjaft mirë.

Prive.al ka arritur të mësoj se tash e një kohë, ish-Missi është zhvendosur në një apartament personal të cilin e ka dizajnuar krejtësisht në bazë të shijeve të saj personale.

Ndonëse nuk ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale shumë detaje, nga çfarë shihet prej disa fotografive, enterieri sipas Arbnores është menduar në dy ngjyra – bardh e zi të cilat duket se janë të preferuarat e saj.

Teksa na mbetet të urojmë bukuroshen për banesën e re, i hedhim një sy disa prej këndeve të saj përmes fotografive të mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm