Ditën e djeshme, 2Ton bëri publik lajmin se shumë shpejt do e sjellë një bashkëpunim të ri, me një këngëtare të panjohur për publikun.
Emri i Tika Behramit mund të jetë ende i tillë për masën e gjerë mirëpo jo edhe trajektorja që pritet ta ndjekë.
Vajza në fjalë me të cilën po bashkëpunon 2Ton do jetë më e reja në vargun e repereve ne shoubizin shqiptar.
Ajo këtë rrugëtim në muzikë do ta nisë nën menaxhimin e Naser Qelit dhe kjo është arsyeja përse shfaqet e afërt me Aida Doçin, një tjetër artiste në shtëpinë e njejtë diskografike.
Aktualisht vetëm na mbetet të presim nëse Tika do jetë një ‘Tayna’ e re në diskografinë shqiptare. /Prive.al