Getinjo tallet me Xhulin: “Të ka bërë të fala Isa Boletini”

By

Getinjo, me t’u rikthyer për të qëndruar për 24 orë në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova, ka filluar menjëherë të bëjë shaka me banorët që janë brenda.

Ai i tha Vedatit se me veturë e kishte sjellë në Big Brother Vip Kosova një shok i babait të tij.

“Këtu me kerr më solli shoku i babait tim, Isa Boletini, e kishte në klasë babai im”, ka thënë Getinjo.

Këto fjalë të reperit shkaktuan të qeshura te pjesa tjetër e banorëve.

Kur u takua me Xhulin ai gjithashtu i tha asaj se “Të ka bërë të fala Isa Boletini”.

Ditë me parë, Juliana kishte thënë se babai i saj ishte në klasë më Azem Galicën, derisa më pas e ka ndryshuar deklaratën, derisa ka thënë se e ka ngatërruar heroin me heronjtë Xhevë dhe Fehmi Lladrovci.

Artikuj të ngjashëm