Tjetër rast në gjykatë? Avokati i Osmanit paralajmëron Vedatin dhe Mensurin

By

Çështja e pikëpyetjeve të ngritura për 152 mijë euro të Stupcave nga aktori Osman Azemi ishte kryefjalë dhe si e tillë u trajtua të dielën në Prive.

Në një material përmbledhës, palët patën mundësinë që të thonë fjalën e tyre.

Më shumë detaje, ndau avokati Kushtrim Palushi i cili përfaqëson aktorin Osman Azemi.

Një tjetër pikë e ‘nxehtë’ pos ku shkuan 152 mijë eurot është përdorimi i markës “Stupcat”.

Në letrën drejtuar Mensurit, Vedatit dhe kontabilistit, paragrafi i fundit përmbante kërkesën që të mos përdorej marka deri në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Por çka ndodhë nëse Vedati dhe Mensuri nuk e përfillin këtë kërkesë?

Avokati Palushi paralajmëroi se aktori Osman Azemi mund t’i drejtohet drejtësisë, ndonëse shprehu besimin që Vedati dhe Mensuri nuk do rikthehen me emrin “Stupcat” dhe do e përfillin kërkesën e ish kolegut të tyre.

Detajet nga e gjithë saga që ndau “Stupcat” vijnë të plota në materialin në vijim. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm