Dafina Zeqiri bën thirrje për të ndihmuar fëmijët nevojë

By

Këngëtarja, ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale disa postime ku bën thirrje për të ndihmuar fëmijët në nevojë.

Ajo u kërkon të gjithë ndjekësve të saj t’i bashkohen nismës dhe të japin aq sa kanë mundësi për fëmijët më pak fatlumë.

Kjo ndihmë është shumë e nevojshme në këtë vit kur të gjithë përballen edhe me probleme të mëdha financiare, të shkaktuara nga kriza që e solli pandemia COVID-19.

“Në këtë kohë të dhënies, shpresoj që me ndihmën e juaj të mbledh disa fonte për të mbështetur punën e çmueshme që kryhet nga “Nëna dhe fëmija i lumtur”! E gjithë puna e tyre bëhet mbi baza vullnetare, ata janë plotësisht të varur nga donacionet për të mbajtur dyert e tyre të hapura dhe për të siguruar ndihmën shumë të nevojshme për familje jashtëzakonisht të varfër në gjendje dëshpëruese që kanë nevojë për ndihmë. Bamirësia siguron gjëra themelore të tilla si ushqim, veshmbathje dhe kur është e mundur mbështetje monetare për strehim dhe shërbime komunale”, ka shkruar ndër të tjera Dafina Zeqiri.

Më poshtë ju sjellim postimet e këngëtares në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm