Artisti me origjinë shqiptare, Gjon Muharremaj që njihet me emrin e tij skenik Gjon’s Tears, së fundmi është rikthyer në Shqipëri.
Ai përfaqësoi Zvicrën në Eurovision ku zuri edhe vendin e tretë në spektaklin më të madh evropian.
Erion Veliaj mirëpriti në zyrën e tij këngëtarin të cilin e vlerësoi maksimalisht për arritjet, teksa i dhuroi “Kullën e Sahatit” në shenjë mirënjohjeje.
Më poshtë, mund të ndiqni takimin e krye bashkiakut me artistin shqiptar. /Prive.al