Javë më parë, Prive.al ju njoftoi për rikthimin në skenë të një prej emrave të njohur të hip-hopit shqiptar.
Fjala është për reperin DaGhost, i njohur për shumë hite që do riaktivizohet sërish me projekte të reja.
E duket se numërimi prapa në këtë drejtim ka filluar.
Vetë Fatoni ka ndarë një videon në rrjete sociale ku shprehet: ‘NNNQ, sivjet ndrron orari’.
Kurioziteti është i madh për këngët që do e rikthejnë Gostin. Ai pa dyshim, i ka munguar konfiguracionit të skenës shqiptare në dekadën e fundit. /Prive.al