Çifti i famshëm qenkan fejuar dhe askush nuk dinte gjë!

By

Shailene Woodley ka konfirmuar se ajo dhe ylli i futbollit Aaron Rodgers tashmë janë të fejuar.

Shailene Woodley Confirms Engagement to Aaron Rodgers | PEOPLE.com

Lajmi erdhi pas një kohë të gjatë spekulimesh nga fansat se aktorja mund t’i ketë dhënë fund beqarisë.

Aktorja e dha lajmin gjatë një interviste me Jimmy Fallon të hënën në mbrëmje.

“Po, ne jemi të fejuar”, tha Woodley. “Ne jemi të fejuar. Por për ne, nuk është një lajm i ri, e dini, kështu që është disi qesharake. Të gjithë po diskutonin por ne kemi qenë të fejuar për një kohë tashmë”.

Woodley gjithashtu tha se për shkak të pandemisë COVID-19 ajo ende nuk e ka parë të fejuarin e saj të luajë qendërmbrojtësin për Green Bay Packers. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm