Jo gjithnjë gjërat janë ashtu siç duket. Në këtë rast edhe numri në një llogari Instagrami, që tregon numrin e ndjekësve nuk është dhe aq reliabil!
A keni menduar ndonjëherë se sa prej ndjekësve tuaj në mediat sociale janë false? Kjo është njohuri e zakonshme që ata ekzistojnë, por përqindja e ndjekësve të rremë – veçanërisht për llogaritë më të mëdha të famshmëve – është paksa shokuese!
ICMP së fundmi ndau raportin e tij të fundit duke theksuar sasinë e ndjekësve të rremë në llogaritë e të famshmëve.
Të famshmit me instagram fals i gjeni këtu!
Dhe me të lexuar këtë artikull, Bleona Qereti, pati disa thumbime për të bërë karshi kolegëve të saj shqiptarë.
Këngëtarja e cila ka 562 mijë ndjekës në Instagram, deklaron se ka marrë opinione nga kolegët artistë se nuk është mjaftueshëm e famshme, ngaqë numri i ndjekësve në këtë rrjet social që ka Bleona, nuk është edhe aq i madh.
Ndërsa Qereti, referuar artikullit, deklaron se ndjekësit e saj janë të vërtetë duke i quajtur “bio”, ndërsa thotë se kolegët artistë janë fals dhe kanë sjellje falso me të!