Thonë ku ka dashuri ka xhelozi! Por a është xheloz Elgit Doda për Klea Hutën?

By

Ata janë një çift shumë simpatik, që morën zemrat e të gjithëve kur treguan se po përjetojnë një lidhje romantike.

Elgit Doda dhe Klea Huta janë nga ato çifte të shoubizit, të cilët marrin shumë vëmendje dhe fansat e tyre, gjithmonë duan t’ua gërmojnë shumë e më shumë jetën personale.

Dhe fansat e pyetën Dodën për një element shumë privat të lidhjes së tyre!

“A bëhesh shpejtë Elgit Doda xheloz?”

“Pak po”, është përgjigjur kantautori, dhe dorën në zemër s’i vëmë faj, meqë Klea është një vajzë e bukur.

E përveç kësaj, Klea e Elgit Doda, vazhdimisht marrin pyetje nga mediat e fansat se kur do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre?

Por një planifikim konkret dyshja nuk kanë siç ka treguar Doda edhe për Prive muaj më parë, mirëpo, po qe se fansat do t’ua paguanin dasmën, ata do martoheshin dhe nesër!

I lodhur nga pyetja e shpeshtë që i bëhet, Elgiti ka vendosur t’iu përgjigjet me shaka ndjekësve të tij:

“Martohem me Klean që nesër po qe se e paguani ju dasmën”, ka shkruar në përgjigjen e tij Elgiti ditë më parë.

 

Artikuj të ngjashëm