THIRRJE PËR PROTESTË: Drejtësia dështoi: 3 vjet e gjysmë burgim për 20 vjeçarin që mori dy jetë

By

Shoqëria Civile e Kosovës, ka bërë thirrje për pjesëmarrje në protestë para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Shkak është bërë dënimi minimal që ka marrë Luftrim Musaj, i cili me 22 tetor të vitit të kaluar, goditi me veturë dy vajza të reja.

30 vjeçarja që u godit nga Musaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa ditë më vonë edhe 23 vjeçarsja, vajza tjetër, ndërroi jetë në spital nga plagët e marra.

Protesta të cilën e ka thirrur shoqëria civile do të fillojë në ora 12:00 pranë Gjykatës Themelore të Pallatit të Drejtësisë në Hajvali.

“Miq ju ftojmë të gjithëve që t’i përkrahim këto dy familje në këtë protestë sepse siç tha edhe Afrim Abdullahi (baba i Lindës) na vranë për së dyti! Në rruge të shkelin e në gjyq të vrasin! Për përkrahje të familjarëve të viktimave ju ftoj në protestë nesër 06/03/2018 në orën 12:00 te Pallati i PADREJTSISE në Hajvali ma saktësisht Te gjykata Themelore!”, thuhet në njoftim.

Luftrim Musaj është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim për aksidentin që ia mori jetën dy vajzave në tetor të vitit të kaluar në Rrugën B në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm