Theu rregullat – radio britanike nuk do të luajë këngët e Ritës

By

Së fundmi, Rita Ora bëri bujë në media për faktin se festa e saj me 30 të ftuar kishte thyer rregullat e bllokimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Përveç gjobës që ajo pagoi, ajo tani po përballet edhe me zhgënjimin dhe acarimin e fansave të saj për këtë neglizhencë që vë në rrezik shëndetin e njërzve.

Tani muzika e Rita Orës është ndaluar nga një radio-stacion lokal në Exeter, pasi ajo theu rregullat e bllokimit.

Pas incidentit, prezantuesi i emisionit të mëngjesit në Radio Exe, Ben Clark njoftoi se ai po e vendoste në listën e zezë 30-vjeçaren. /prive.al

Artikuj të ngjashëm