Një nga parashikimet e “The Simpsons” nuk dukek të ishte qesharak.
“The Simpsons” së fundmi është vlerësuar në mediat sociale për parashikimin e diçkaje jo qesharake, bëhet fjalë për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Pas ngjarjes tragjike, përdoruesit e Twitter e analoguan konfliktin me një episod të vitit 1998 në serialin e quajtur “Simpson Tide”.
Në të, Homeri qëllon aksidentalisht një kapiten nëndetëse në ujërat ruse gjatë një stërvitjeje ushtarake.
Paralelet shqetësuese u konfirmuan nga prezantuesi i “Simpsons”, Al Jean, i cili bëri një postim në Twitter në lidhje me këtë.
“Shumë e trishtueshme të thuash se kjo nuk ishte e vështirë të parashikohej”, ka shkruar ai.