Tha se ishte në lidhje me Eminemin, reperi përgjigjet dhe ja cfarë kërkon nga Nicki Minaj

By

Bota është në dilemë! A po na duket apo sapo lindi dashuria në mes një super dysheje prej reperësh?

Përgojuesit filluan të lakonin emrin e Nicki Minaj, duke thënë se ajo dhe kolegu i saj, ylli i repit Eminem, janë në një lidhje.

E gjitha filloi pasi Nicki Minaj publikoi këngën “Big Bank”. Reperja shkroi: “U thashë se takova Slim Shadyn”, duke iu referuar një këngeje shumë të vjetër të Eminemit.

Minaj, i ka hedhur benzinë zjarrit, duke publikuar edhe një video në INSTAGRAM, ku shfaqej duke e kënduar këtë këngë ku përmendet Eminem.

Kur një ndjekës e pyeti në komente nëse ajo ishte në lidhje me Eminemin, Minaj u përgjigj vetëm me një  “PO”.

E Eminem, është involvuar në bisedë duke u përgjigjur, “Vajzë ti e di që është e vërtetë.

Në anën tjetër, Minaj i ka bërë like e i ka kthyer komentin: “Zemër, mendova që do e mbanim të fshehtë deri në dasmë. Flas me ty kur të kthehem në shtëpi”.

Në fund, është Eminem ai që në një koncert në Boston i është drejtuar audiencës me këtë pyetje: “Boston, sa prej jush doni që unë të lidhem me Nicki Minaj”.

“Nicki nëse e more këtë mesazh, më shkruaj e flasim më vonë”, ka thënë Eminem, raporton CNN, transmeton PRIVE. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm