Teuta Krasniqi nis nesër aventurën e re!

By

Aktorja Teuta Krasniqi nesër do të nis aventurën e saj të re në karrierë. Çdo të Shtunë, në një prej televizioneve kosovare, do transmetohet emisioni i saj më i ri.

‘Mes nesh’ është një format talk-show ku emra të njohur të skenës dhe jetës publike në vend, përballë aktores do diskutojnë lidhur me jetën e tyre dhe të rejat e fundit.

Mysafirët me të cilët do hapet ky emision mësohet se janë Berat Buzhala nga Express dhe aktori Fatmir Spahiu.

Kujtojmë se ky program nuk është rrugëtimi i parë i Teutës në botën televizive. Vite më parë, falë donatorëve dhe emisionit ‘Lidhja mes nesh’ shumë familje kosovare në nevojë u bënë me shtëpi të reja teksa më vonë pasoi edhe emisioni ‘Pa teklif’.

Ndryshe, sukseset po i paraprijnë Teutës edhe në profesionin e saj primar – aktrimin.

Në Gjilan, shfaqja ‘Gishti’ që trajton temën e të zhdukurve të luftës, arriti të grumbullojë aq shumë të interesuar saqë dera e teatrit u thye nga turma e madhe. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm