Teuta Krasniqi merr vendimin drastik

By

Aktorja Teuta Krasniqi ka një kohë të gjatë prej kur përmes rrjeteve sociale të saj promovon jetën e shëndetshme.

Ndikuar pak edhe nga bashkëshorti Adonisi, Teuta shpesh ka ndarë receta dhe produkte bio.

Por, nga tani e tutje vështirë se në recetat do përfshihen produktet me origjinë shtazore.

Aktorja ka marrë vendimin drastik drejt jetës vegane duke bojkotuar jo vetëm mishin por gjithë produktet që vijnë nga kafshët.

‘Vegane, sepse do jem ndryshimi që dua ta shoh në botë’ – shprehet Teuta në postimin e bërë teksa në foton tjetër ndan një statistikë të mundësisë së sulmit në zemër ndaj personave që nuk reduktojnë mishin, atyre që janë vegjetarianë dhe shkallës tjetër, veganëve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm