Aftësitë e saj të shkëlqyeshme si aktore dhe gjithashtu si prezantuese i ka dëshmuar tash e sa kohë.
Por, Teuta Krasniqi do nis një kaptinë të re së shpejti me publikimin e një projekti muzikor.
Prive mëson nga burime të sigurta se aktorja e njohur do të jetë tekstshkruesja e këngës së re të Dhurata Ahmetajt, mikes së saj të ngushtë me të cilën trashi miqësinë pasi të dyja u larguan nga Blero, njëra në jetën private e tjetra në aspektin profesional.
Kënga që do ta rikthej Dhuratën pas ‘Bone pa mu’ do titullohet ‘Jam pa ty’ dhe mban vulën e DIEZ Music teksa videoklipin e ka realizuar produksioni Imagine Films.
Nga vetë titulli i këngës, që tani lihet të kuptohet se edhe aktorja do jetë piketë e mediave rozë për ndonjë mundësi eventuale të ndërlidhjes së tekstit me jetën private, ashtu siç përflitet për Bleron në pothuajse çdo projekt që lançon.
Për t’i shuar dilemat, na mbetet të presim edhe pak kohë. /Prive.al/