Teuta jep lajmin që prisnin tash e kaq kohë!

By

Sezoni i ri televiziv do e risjellë në ekran si moderatore një prej figurave më të dashura për publikun. Fjala është për aktoren Teuta Krasniqi.

Dyshimet nisën nga një paralajmërim “së shpejti”.

Ne të Prive.al kontaktuam Teutën e cila na konfirmoi – pas një pauze disa vjeçare një nga formatet me të cilat u identifikua, “Pa Teklif” po rikthehet në ekran.

“Po, së shpejti po e rikthej “Pa teklif”-in. Është njëri nga emisionet e mia për të cilin asnjëherë nuk janë ndalur kërkesat për ta rikthyer, prandaj edhe vendosa të realizoj edhe dy sezone të “Pa teklif”. Vet jam producente dhe do të jem vet prezentuese si gjithmonë. Albba Morina do te jetë regjisorja e emisionit meqë Albba me profesion është regjisore (përveç prezentuese që shumë vite) ndërsa Getoarbë Mulliqi Bojaj skenariste” – u shpreh mes tjerash Teuta.

Tutje, aktorja zbuloi se emisioni i dedikohet botës femërore prandaj si të tillë, ekipin e ka përzgjedhur ta kompozojë me gra e vajza të zonja në profesionet e tyre.

Detajet e tjera për emisionin që do të transmetohet në një prej kanaleve vendore do të bëhen të ditura me afrimin e nisjes. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm