Aktorja Teuta Krasniqi kur është fjala tek imazhi nuk është se preferon të eksperimentojë shumë.
Pamjen bjonde dhe flokët natyrale ajo i ka ruajtur si imazh për vite të tëra.
Por, në raste të caktuara duket se edhe aktorja, e zgjedhur si më e mira në Kosovë nuk iu reziston freskimeve në imazh.
Së fundmi, ajo është shndërruar në vajzë me kaçurela, siç edhe bëhet e ditur në foton e postuar së fundmi në rrjete sociale.
Bukur edhe në këtë formë, apo jo?/Prive.al