Dhjetë milionë ndjekës: Kështu feston Dua Lipa (FOTO)

By

Sukseset nuk po ndalen për këngëtaren Dua Lipa.

Nga dita në ditë,ajo po njeh vetëm shifra rekordesh.

Ditën e djeshme, u zgjodh artistja femër më e dëgjuar në Spotify, pas dy meshkujve në dy pozitat e para teksa sot ka festuar një tjetër shifër të veçantë.

Në Instagramin e saj ajo ka kapur shifrën e 10 milionë ndjekësve, pesëfishin e popullsisë së vendit të origjinës, Kosovës.

Dua këtë zhvillim në Instagram ka vendosur ta shënojë përmes një torteje nga Seuli i Koresë Jugore ku edhe ka mbërritur ditën e sotme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm