Rreth gjashtë vjet më parë, Vesa Luma dhe Big Basta i dhanë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen e tyre me martesë.
Ceremonia e martesës u bë në Sarandë, dhe së fundmi këngëtarja ka publikuar një moment nga dita e saj e dasmës.
Në një video që i kishte dërguar motra e saj, ajo kujton momentin kur kishte bërë “testin e kafes”, dhe shihej nëna e saj që po e shikonte me plot admirim dhe gëzim.
“2 ore para marteses -prova e kafes Sapo mora befasi nje dhurate te cmuar nga motra @dealuma e cila kishte ruajtur ne arkiven e saj cdo moment backstage te dasmes..
kjo video ishte epike.. testi i kafes ne shtepi pak ore para marteses,stresi ne fytyren time dhe e lumturia ne fytyren e nanes
Perqafime per krejt nuset e ketij viti
-eshte shume mire ma besoni
”, shkruan këngëtarja në postimin që ka ndarë. /Prive.al