Që në tingujt e parë të këngës, Kras kualifikohet për gjysmëfinale të “Kënga Magjike”

By

Pas prezantimit në “Kënga Magjike”, punën më të madhe e kishte juria që do të përzgjidhte këngët që do të vazhdonin për netët live ku do të zgjidhet fituesi.

Që në tingujt e parë të këngës “Bekuar” nga Kras, juria vendosi që ajo të kalonte në gjysmëfinale.

Ky ishte një lajm i mrekullueshëm për këngëtarin që ka nisur rrugëtimin e tij në muzikë. Ai shprehu gëzimin dhe mirënjohjen e tij me anë të një postimi në Instagram.

“Jam shumë i lumtur që arrita të kualifikohem në gjysmë-finalen e Kënga Magjike 2021. Sonte është nata e parë e gjysmë-finales”, shkruan ai në postimin e tij.

Më tej, në postimin e tij në Instagram, ai vijon të falënderojë të gjithë bashkëpunëtorët e këngës së tij.

Kujtojmë se së fundmi, Kras ishte i ftuar në intervistën “60 sekonda” të Prive, të cilën mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm