Tentoi ta puthte në emision! Jonida Maliqi vihet në siklet nga i dashuri i ri

By

Lidhja e dashurisë së Jonida Maliqit me aktorin e humorit, 23 vjeçarin Romeo Veshaj, u bë publike ditë më parë, pasi dyshja u kapën mat në momente më intime në një hotel në Vlorë.

Gjatë pushimeve, ata u xhiruan duke u puthur, dhe lidhja e tyre s’kishte si të fshihej më.

Ndërsa së fundmi, Jonida ishte e ftuar në emisionin e Romeos, Borës dhe Donaldit, “3-shat”, ku gjatë intervistës me dy binjakët nuk i shpëtoi pyetjes për dashurinë nga vet ROMEO i saj!

“Jonida, je e lidhur apo e dashuruar keq fare?”, e pyeti Romeo këngëtaren.

Ajo u vu në siklet, nisi të qeshte e më pas të kollitej duke mbuluar fytyrën me duar dhe madje iu desh të pinte ujë të cilin ia ofroi Donaldi!

E në fund të intervistës, Jonida i dhuroi një puthje dy djemve, por Romeo ishte përgatitur për një puthje në buzë. Ishte Jonida ajo që e shmangu duke kthyer kokën.

Artikuj të ngjashëm