Tenori kosovar Ramë Lahaj paralajmëroi koncert, por ka diçka që mund ta pengojë performancën e tij!

By

Një zë i madh i rritur në një fshat të Istogut, megjithatë prapa vetes mbanë një histori inspiruese dhe një rrëfim të paimagjinueshëm.

Tenori Ramë Lahaj e nisi karrierën në muzikën klasike vonë, por ai është mishërimi i asaj që “kurrë s’është vonë të ndiqen ëndrrat”. Lahaj ishte njëri ndër fituesit e çmimit OPERALIA, një çmim ky tepër prestigjioz pët këngëtarët e këtij zhanri.

Kosovari me zërin e bukur, u bë pjesë e operave më të njohura botërore, si ajo e Sydney në Australi e në Paris, duke u miqësuar edhe me njërin ndër ikonat e këtij zhanri muzikor, Plácido Domingo.

Kohë më parë, vitin e kaluar në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, Lahaj ka treguar se si kur ishte student i Fakultetit të Arteve në Tiranë, e kishte deklaruar se një ditë do këndonte me mjeshtrin e madh, megjithatë u pa me sy dyshues.

View this post on Instagram

Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoi se me datën 1 Gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends. Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku. Koncerti do te jete i hapur per te gjith! I juaji, Rame Lahaj ——————————————————————————— Dear compatriots, it is such a pleasure to announce that on 1st of August 2019, at 20:30, at Skanderbeg Square in Prishtina, I will hold the concert Rame Lahaj & Friends. I invite you all, real fans of classic music, but also you who will have the pleasure to experience this for the first time, to come and join so we can enjoy this all together. Sincerely yours, Rame Lahaj

A post shared by Rame (@ramelahaj) on

Të dashur bashkatdhetarë, me kënaqësinë më të veçantë ju njoftoi se me datën 1 Gusht 2019, në orën 20:30, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, do të mbajnë koncertin Rame Lahaj & Friends. Ju ftoj të gjithëve, ju adhurues të muzikës serioze, por po ashtu edhe ju që keni qejf ta përjetoni si përvojën e parë, të vini ta shijojmë të gjithë së bashku. Koncerti do te jete i hapur per te gjithë!“ – ka shkruar tenori në njoftimin e tij për koncertin në kryeqytet

Mirëpo ka një gjë që mund ta pengojë Ramë Lahajn të jetë në top formë gjatë koncertit!

Tenori me famë botërore, po vuan nga një virus fyti, gjë që mund t’i sjellë probleme gjatë interpretimit, megjithatë ai po trajtohet dhe po mundohet ta tejkalojë këtë situatë meqë vetëm edhe pak ditë kanë mbetur nga koncerti.

“Të dashur miq, këto ditë jam prekur nga një infeksion akut të fytit. Gjendja aktuale nuk është aspak e mirë por me shpresën dhe ndihmën e specialistit shpresoj gjithçka të jetë në rregull deri më 1 gusht. Javë të mbarë për të gjithë ju!”, ka shkruar ai në profilin e tij në Instagram. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm