S’ka më dyshime! Lady Gaga e Braley Cooper s’janë bashkë dhe kjo foto e dëshmon

By

A është Lady Gaga në një lidhje të re dashurie?

Nuk ka më vend për thashetheme se Lady Gaga dhe Bradley Cooper, janë bashkë dhe se Gaga ishte arsyeja e ndarjes së tij nga Irina Shayk.

Mediat ndërkombëtare kanë nisur të shkruajnë se Gaga ka nisur një lidhje dashurie me një inxhinier me emrin Dan Horton.

Të dielën siç raporton People, këngëtarja 33 vjecare dhe inxhinieri 37 vjeçar, janë parë për drekë bashkë duke ndarë puthje në një restorant në Kaliforni.

“Ata kanë qenë duke u puthur dhe ishin shumë të afërt”, ka thënë një burim për revistën People. “Madje ata s’e kishin aspak problem që të gjithë po i shihnim”.

Lady Gaga para disa muajsh, u nda nga i fejuari i saj Christian Carino, ndërsa ajo u përfol edhe për një lidhje me aktorin Cooper, me të cilin luajti në filmin “A star is born”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm