Një zë i madh i rritur në një fshat të Istogut, megjithatë prapa vetes mbanë një histori inspiruese dhe një rrëfim të paimagjinueshëm.
Tenori Ramë Lahaj e nisi karrierën në muzikën klasike vonë, por ai është mishërimi i asaj që “kurrë s’është vonë të ndiqen ëndrrat”. Lahaj ishte njëri ndër fituesit e çmimit OPERALIA, një cmim ky tepër prestigjioz pët këngëtarët e këtij zhanri.
Kosovari me zërin e bukur, u bë pjesë e operave më të njohura botërore, si ajo e Sydney në Australi e në Paris, duke u miqësuar edhe me njërin ndër ikonat e këtij zhanri muzikor, Plácido Domingo.
Kohë më parë, vitin e kaluar në Nd’rrimin e Natës me Alaudin Hamitin, Lahaj ka treguar se si kur ishte student i Fakultetit të Arteve në Tiranë, e kishte deklaruar se një ditë do këndonte me mjeshtrin e madh, megjithatë u pa me sy dyshues.
“S’më ka bërë asnjëherë përshtypje prejardhja ime. As nuk kam harxhuar kohë të mendoj për të. Më duket budallallëk që në një vend të vogël si Kosova të bëhen dallime të tilla. Kur isha në fakultetin e arteve në Tiranë ne të gjithë kishim idolët tanë dhe ata që i dëgjonim. U thosha se një ditë do të këndoj me Plácidon, por gjithnjë më kanë parë sikur të çuditshëm”, kishte thënë Lahaj.
Në maj të vitit 2018, tenori me ftesë nga Ambasadorja Apostolova për herë të parë prej kohës kur nisi të merrte famë, mbajti koncert në Prishtinë, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Universitare në Kosovë.
Sot, Lahaj në Instagram paralajmëroi se shumë shpejtë do vijë me koncert në Prishtinë, mirëpo detaje të tjera ende nuk janë bërë publike. /Prive.al