Tenori i famshëm, Placido Domingo, ka njoftuar pasditen e së dielës se ka dalë pozitiv me koronavirus. Artisti i madh spanjoll tha se e ndjente “detyrim moral” që të ndante këtë lajm me publikun dhe shtoi se së bashku me familjen e tij po qëndron në izolim.
Domingo sqaron në postim se vendosi ta kryente testin pasi kishte temperaturë dhe kollë.
79- vjeçari u kërkoi të gjithë njerëzve që të ndjekin rregullat e vendosura nga autoritetet:
“Ju përgjërohem që të jeni shumë të kujdesshëm, të ndiqni rregullat bazike, siç janë larja e shpeshtë e duarve, qëndrimi larg njëri-tjetrit 2 metra dhe qëndrimi në shtëpi mbi të gjitha”.
I feel it is my moral duty to announce to you that I have tested positive for COVID19, the Corona virus. My Family and I…
Gepostet von Placido Domingo am Sonntag, 22. März 2020