Teksa sheh fotot e Jonidës, Olta Gixharri ka pyetjen që po e bëjmë të gjithë

By

Pak pas martesës Shtatorin e vitit të kaluar u bë i ditur lajmi se prezantuesja Jonida Vokshi është në pritjen e ëmbël si fryt i dashurisë me aktorin nga Kosova, Besnik Krapi.

Bukuroshja tashmë mësohet se është në muajt e fundit të shtatzënisë mirëpo po të mos pranohej nga vetë ajo, askush nuk do e vërente një detaj të tillë.

Nuk dihet se si por Jonida ia del në mënyrë të shkëlqyeshme që të fshehë barkun në paraqitjet e saj publike të cilat i ka në Top Talent si anëtare e jurisë.

Një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe aktores Olta Gixharri që me gjasë ka ndërmend pyetjen që e kemi të gjithë.

‘Moj Jonidaaa une vetem nje pyetje kam. E di vete ti’ – ka qenë komenti i Gixharrit e cila më në fund ka artikuluar dilemën e të gjithëve.

Përgjigja e Vokshit nuk ka munguar mirëpo fatkeqësisht ajo do jepet kur dy vajzat të takohen me njëra-tjetrën. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm